Republika e Çekisë ka raportuar një rritje prej 508 rasteve të reja me koronavirus, më 6 gusht, duke e çuar numrin total të rasteve në 27,752.
Në mesin e tyre janë 8,282 raste aktive dhe 19,039 të shëruar, sipas raportimeve zyrtare.
Qeveria e ka bërë të obligueshme vendosjen e maskës në transportin publik si dhe nga 9 shtatori, vendosja e maskës do të jetë obligative në të gjitha ngjarjet që zhvillohen në ambiente të mbyllura, përfshirë edhe dyqanet. Maskat do të jenë obligative edhe në shkolla.
Masat e karantinës, sipas raportimeve, do të shkurtohen në 10 ditë nga ato që ishin dy javë. Të gjithë ata që vijnë nga vendet ku ka përhapje të madhe të virusit duhet të testohen negativ për COVID-19 ose të izolohen.
Qeveria çeke ka hapur kufijtë me Poloninë, Sllovakinë, Austrinë, Gjermaninë si dhe me Hungarinë.
Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka arritur në mbi 27 milionë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins./REL/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...