Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “prioritet i Qeverisë së re e udhëhequr nga LSDM është pastrimi i gjyqësisë dhe kontroll i tërë i pronës dhe gjendjes materiale të çdo gjyqtari dhe prokurori”.
“Gjykatësit dhe prokurorët e kanë për obligim të sigurojnë sundimin e së drejtës dhe ligji të jetë i njëjtë për të gjithë, ndërsa gjyqësia duhet të pastrohet, në mënyrë që të ndershmit të mund t’i hetojnë ata që kanë shkelur ligjin. Gjykatësve që u vjetërsohen lëndët do të shkarkohen me automatizëm”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se do të ketë epilog gjyqësore për të gjitha lëndët e hapura nga PSP ndërsa për qytetarët dhe të ardhmen e shtetit është e rëndësishme funksionimi i shtetit të fuqishëm juridik i cili pa kompromis lufton krimin dhe korrupsionin.
“Për këtë shkak sigurojmë sistem për pastrimin e gjyqësisë, në mënyrë që asnjëherë të mos zgjedhen gjykatës me porosi të dikujt dhe të mos merren vendime gjyqësore me telefon, ndërsa politikanët të diktojnë aktakuzat”, thonë nga LSDM duke shtuar se sot të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...