Kai Havertz dhe Timo Werner janë dy lojtarët që iu bashkuan Chelseat gjatë kësaj vere.
Dy lojtarët e kombëtares së Gjermanisë janë në mesin e transferimeve më të bujshme në Premierligë.
Lidhur me transferimin e tyre ka folur edhe selektori i Gjermanisë, Joachim Low.
Low beson se bërja e një hapi përpara në karrierën me Chelsea nga Werner e Havertz do të jetë ndihmë edhe për Gjermaninë.
“E shoh si negative kur talentë si Kai nuk janë më në Bundesliga. Por, shoh edhe gjëra pozitive. Personaliteti i lojtarëve rritet kur luajnë jashtë kufijve”, ka thënë Low, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se nëse Kai dhe Timo bëjnë hapa përpara me Chelsea, ata sigurisht se do të na ndihmojnë edhe ne”, ka shtuar trajneri i Gjermanisë.
Timo Werner ka lënë Leipzig, kurse Kai Havertz ndau rrugët me Bayer Leverkusen, të dy këta për t’iu bashkuar Chelseat.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë