Kur Alan Bean po kthehej në Tokë nga një udhëtim në Hënë, iu duk sikur rruga e kthimit ishte më e shkurtër. Me gjasë, kështu jeni ndjerë edhe ju kur jeni kthyer nga çfarëdo udhëtimi, sigurisht jo nga Hëna. Ky fenomen është shumë i përhapur, gjë që i ka shtyrë shkencëtarët të përpiqen t’i japin një përgjigje.
Në fillim, ekspertët theksuan “efektin e udhëtimit të kthimit” i cili lidhet me familjaritetin me rrugën dhe objektet; kur ne kthehemi, jemi më të vetëdijshëm për mjedisin ku po kalojmë, gjë që ndikon te ndjenja e kohës. Megjithatë, një efekt i tillë u vu re edhe në udhëtimet ajrore, pra duhet të ketë edhe të tjera arsye.
Në fakt, mendohet se fenomeni nuk lidhet me matjen e kohës, por me gjykimin që ne i bëjmë asaj. Kur nisemi për diku, i kushtojmë më shumë rëndësi kohës (kontrollojmë orën për shembull) gjë që të jep ndjesinë sikur koha nuk po ecën.
Po kështu, jemi më të lumtur kur nisemi për në udhëtim, sesa kur kthehemi. Duke qenë se jemi të ngazëllyer, duket sikur duhet shumë kohë për të mbërritur në destinacion, ndërsa kur kthehemi, rrethanat janë ndryshe.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...