Skuadra e Sunerland ka zyrtarizuar transferimin e Arbenit Xhemajlit.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Sunerland, në faqen zyrtare të klubit.
“Sunerland janë të kënaqur të njoftojnë nënshkrimin e mbrojtësit të Kosovës, Arbenit Xhemajli”, thuhet në njoftim.
22 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Sunerland.
Xhemajli bëhet futbollisti i dytë nga Kosova që vesh fanellën e Sunerland, pasi në të kaluarën të njëjtën gjë e ka bërë edhe Lorik Cana.
“Jam vërtetë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres t’ia filloj. Kam pasur disa biseda pozitive me trajnerin dhe nga ajo që kam parë, besoj se do të kemi një sezon të suksesshëm”, ka deklaruar Xhemajili.
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën