Gjykata Speciale po vazhdon në thirrjen për intervistim të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I ftuari radhës është gjeneral Alush Agushi, i njohur si “Mala”.
Lajmin për thirrjen për intervistimin e tij nga Gjykata Speciale e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ramush Agushi, përmes një postimi në “Facebook”.
“Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe gjeneral Alush Agushi (Mala), vëlla ashtu si ti edhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfojnë edhe përballë kësaj padrejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bëjë me kurrfarë krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës! Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti! Dalsh faqebardhë Gjeneral Mala, bashkë me shokë! Krenar me ty”, thuhet në postimin e Agushit./arbresh.info/
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...