Një lajm i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e Netflix. Të gjithë mund të shohin filma dhe seriale në Netflix Originals, edhe pa hapur një llogari.
Shërbimi i transmetimit në internet ka nisur një provë të re, për të ndihmuar rritjen e klientëve të saj apo të abonuesve mujorë.
Gjigandi i transmetimit ka hequr një payëall në disa prej filmave të Netflix, përfshirë Bird Box dhe Murder Mystery, në këtë mënyrë mund të shihen pa paguar një tarifë mujore.
Megjithatë, kjo surprizë për adhuruesit përfshin vetëm episodet e para të çdo seriali dhe do të jetë e disponueshme në më shumë se 200 vende.
Ndërkohë, disa nga serialet dhe filmat, që janë pjesë e ofertës përfshijnë: Stranger Things, Murder Mystery, Elite, Boss Baby: Back in Business, Bird Box, When They See Us, Love Is Blind, The Two Papes, Our Planet dhe Grace And Frankie.
Ky vendim ka ardhur pasi Netflix arriti deri në 25.86 milionë abonues gjatë pandemisë, duke dyfishuar objektivin e saj të vitit 2019./Arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...