Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Real Madrid në sfidën e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pas një ndeshjeje të fortë dhe dramatike deri në fund.
Kjo humbje e madrilënëve mund ta dridhë stolin e Alonsos, i cili mund të shkarkohet nga posti i të parit të Realit.
Edhe pse Los Blancos shënuan të parët në minutën e 28-të, me Rodrgon, Megjithatë, City reagoi shpejt.
Në minutën e 35-të, Nico O’Reilly barazoi rezultatin për 1:1, duke shfrytëzuar një top të kthyer pas një goditjeje nga këndi.
City vazhdoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 43-të, pas një penalltie të fituar nga VAR, Erling Haaland nuk gaboi dhe shënoi për 2:1.
Real Madrid pati disa raste me Vinicius Junior, Rodrygo dhe Endrick, përfshirë një header që goditi traversën në minutën e 85-të, por nuk arriti të barazojë.
Me këtë triumf City ngritet në pozitën e katërt me 13 pikë, kurse Reali mbetet i shtati me një më pak./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...