Arsenali ka marrë një fitore të madhe në Belgjikë, duke mundur Club Brugge me rezultatin 0–3 në sfidën e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Londinezët e nisën ndeshjen më mirë dhe në minutën e 25-të gjetën golin e avantazhit. Noni Madueke lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, e cila u përplas në trekëndësh për 0–1.
Arsenali vazhdoi presionin me raste nga Gyökeres dhe Madueke, por portieri Dani van den Heuvel mbajti gjallë skuadrën belge. Club Brugge rrezikoi me Stankovic e Tzolis, por David Raya ishte i pakalueshëm. Pjesa e parë u mbyll 0–1.
Në minutën e 47-të, një asistim i Zubimendit gjeti Madueken, i cili shënoi me kokë për 0–2
Vetëm pak minuta më vonë, Gabriel Martinelli realizoi një supergol me një goditje të fortë në cepin e sipërm të djathtë për rezultatin përfundimtar 0–3.
Arsenali pati edhe tjera mundësi me Jesus dhe Martinellin, por traversa dhe portieri penguan golat shtesë. Brugge provoi me Furo, Stankovic dhe Mechele, por pa sukses.
Me këtë fitore, Arsneali vazhdon të jetë i pamposhtur me 18 pikë në gjashtë ndeshje, kurse Brugge tashmë ka katër sosh dhe është i 31-ti./Arbresh.info
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...