Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke përkrahur Kombëtaren për ndeshjen kundër Moldavisë.
Sonte (e enjte) djelmoshat e Kosovës përballen me Moldavinë në Parma të Italisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është duke pritur fitoren e “Dardanëve”.
“Jemi KOSOVA??, jemi DARDANËT ⚽️
Në pamundësi për t’i përkrahur djemtë e kombëtares sonë nga tribuna e stadiumit “Ennio Tardini”, me mendje e zemër jemi para ekranit duke e pritur fitoren e tyre përballë Moldavisë.
Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë! HTH”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4276171175786542/?type=3&theater
Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja nis në ora 20:45./arbresh.info.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...