Në më pak se një muaj, një djalë 29-vjeçar dhe një zotëri 65 vjeç i dhanë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e Sanatoriumit, Spitali Covid 2, ku ishin shtruar për shkak, se ishin infektuar.
Ne ndodhemi tek Urdhri i Psikologut të Republikës së Shqipërisë, për të pyetur se çfarë ndodh me shëndetin mendor të pacientëve me Covid dhe familjarëve të tyre.
“Është provuar edhe shkencërisht, që Covid-i prek edhe sistemi nervor. Pasojat janë halucinacione, pagjumësi, luhatje humori, atake paniku dhe çrregullim të ankthit. Gati 1000 psikologët e urdhrit tonë, ofrojnë shërbim online falas për ata që kurohen në shtëpi”, shprehet Valbona Treska, Presidente e UPSH-së
Më tej, Treska sqaron:
“Por ne nuk lejohemi të ofrojmë këshillim psikologjik te pacientët që janë të shtruar, pasi nuk lejohen telefonat. Ndërkohë është emergjente prania e psikologëve nëpër spitale. Po ashtu rekomandojmë që pacientët e shtruar, të mund flasin me familjarët e tyre, njerëzit më të dashur, pasi është një terapi shumë ë mirë. Për këtë arsye UPSH-ja iu drejtua sot me një email Shoqatës Botërore të Psikologëve për të ditur praktikat me të cilat operojnë homologët tanë”./TCH
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...