Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj gjatë takimit me drejtorë komunalë të Arsimit, tha se janë duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Likaj ka thënë se gjatë kësaj jave ka vizituar disa shkolla , për të parë nga afër përgatitjet.
Ai ka bërë të ditur se kanë shpërndarë materiale mbrojtëse në disa shkolla.
“Vendimet tona janë të varura prej situatës epidemiologjike dhe prej rekomandimeve të Bordit Këshillues për COVID-19″.
“Kam vizituar rreth 30 komuna, dhe se bashku me SBASHK-un, dje kemi vizituar edhe dy shkolla në Prishtinë, gjatë javës së ardhshme do të vazhdojmë me vizita”, transmeton Express.
“Vizitat kanë qenë pa paralajmërim, megjithatë ne e kemi gjetur një përkushtim të madh dhe një organizim dhe përgatitje shumë të mirë”.
“Kemi shpërndarë materiale mbrojtëse për rreth 66 shkolla, për mbi 2 mijë arsimtarë dhe për mbi 7 mijë nxënës të klasës së parë, këto janë paketa për mësimdhënës dhe nxënës”.
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë...
Spanja nuk do ta ndjekë objektivin e ri të NATO-s për shpenz...
Sonte pas mesante finalja e shtatë e NBA, vendoset titulli k...
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kur...
Sa gjumë nevojitet gjatë fundjavës për ta pushuar trupin?
NATO bie dakord të rrisë shpenzimet ushtarake në pesë për qi...