James Robert Scott është personi i cili do të lirohet nga burgu në vitin 2023, mirëpo arsyeja se pse ai qëndroi në burg 30 vite është shumë interesante.
James Robert Scott, i njohur ndryshe edhe si Jimmy, në vitin 1993 në Missouri, vendosi të shkatërronte një pjesë të argjinaturës të lumit Mississippi për të përmbytur rrugën dhe për të bllokuar bashkëshorten e tij Suzie, e cila punonte nga ana tjetër e lumit, me qëllim që të bënte një festë dhe të pinte me shokët.
Mirëpo ky veprim i tij nuk doli edhe aq i duhur, pasi që dëmi ishte shumë i madh.

Ai me veprimin e bërë përmbyti mbi 57 kilometra katrorë tokë dhe gjithashtu u bë i pamundur përdorimi i një ure për 71 ditë. Pra më shumë se 14 mijë hektarë tokë ishin nën ujë dhe kjo ishte një dëm i madh financiar, ku u vlerësua se edhe dëmi ishte qindra mijëra dollarë
Në lidhje me veprimet e tij që shkaktoi “Përmbytjen e Madhe”, James përfundoi në burg duke u dënuar me 30 vjet heqje lirie. Ai pritet që në vitin 2023 të lirohet nga burgu.
Më poshtë keni fotografinë e tij dhe përmbytjet që ai kishte shkaktuar.

Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...