Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pasi të arrihen marrëveshjet ekonomike në Shtëpinë e Bardhë të Washingtonit, pjesa tjetër e dialogut do të vazhdojë në Bruksel.
“Ka një koordinim në mes të Evropës dhe Amerikës. Pra një pjesë e dialogut për marrëveshje ekonomike përfundon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pjesa tjetër vazhdon në Evropë me mbështjetjen e Francës dhe Gjermanisë”, është shprehur Hoti, përcjell gazeta express.
Tutje, Hoti tregoi se për cilat tema do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne shkojmë për të diskutuar për tema të rëndësishme si cështja e të pagjeturve, borxhet financiare, dëmet e luftës etj”, ka thënë Hoti.
“Është interes shtetëror që të hapen të gjitha temat dhe ne ta përmbyllim kapitullin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Unë po akuzohem se nuk po them asgjë të re. Por që tre muaj them një gjë. Duhet që të ruhen partneritet ndërkombëtare me platforma të shëndosha. Kemi krijuar platformën tonë dhe e kemi prezantuar atë para të gjithëve. Ajo nënkupton njohjen reciproke mes dy vendeve dhe pastaj normalizimin e marrëdhënieve. Po insistojnë që unë të jem kreativ. Nuk ka kreativitet këtu. Vetëm njohja reciproke i normalizon komplet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë“, shtoi Hoti.
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...