Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në urimin e tij drejtuar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thekson se SHBA-ja është krenare që është aleat me Maqedoninë e Veriut në NATO dhe mbështesin aspiratat e saj në anëtarësim në BE.
“Këtë vit shënimi i pavarësisë është në rrethana të tjera kur jemi të ballafaquar me pandeminë globale. Edhe krahas kësaj, Maqedonia e Veriut në mënyrë të sigurt dhe transparente mbajti zgjedhje demokratike në korrik, ndërsa vendi juaj mbetet i përkushtuar në avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Sa i përket hapërimit pozitiv me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut tashmë kontribuon në Aleancë, si nikoqire e disa ushtrimeve në poligonin ushtarak në Krivollak. SHBA-ja është krenare që është aleat me ju dhe ne mbështesim aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrimin e mëtejshëm evropian dhe rrugës tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Trump në urimin e tij për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja Kate Marie Byrnes urimi ne presidentit Trump ia dorëzoi presidentit Stevo Pendarovski, ndërsa pas takimit në Vodno, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, u diskutua për sfidat që i sjell pandemia e COVID-19.
Pendarovski dhe Byrnes diskutuan edhe për sfidat e Qeverisë së re si dhe nevojën për të pasur konsensus shtetëror me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme e që kanë për qëllimin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut nv NATO./Telegrafi
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%