Komunitetit Mysliman i Plevles në Mal të Zi, iu drejtua kreut të formacionit “Bardh e Zi”, shqiptarit Dritan Abazoviç, i cili ka vendosur të bëjë koalicion me forcat pro-serbe në krijimin e qeverisë së re, duke deklaruar se ka kaos, paligjshmëri dhe urrejtje ndaj anëtarëve të pakicave kombëtare në atë qytet në veri.
“Urrejtja po përshkon rrugët e qytetit nga ju dhe mbështetësit e partnerëve tuaj të koalicionit që po festojnë fitoren e zgjedhjeve.
Plevla po kthehet në vitin 1992, gjë që të kujton terrorin kundër myslimanëve në Plevla dhe Bukovica, vrasjet, sulmet fizike dhe sulmet ndaj pronës, fyerjet, poshtërimet publike”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti, transmeton INA.
Ata e ftuan Abazoviçin që të vinte në Plevla për t’u bindur për situatën e përshkruar “para se të jetë tepër vonë”.
“Përgjigjuni qytetarëve nëse ky është epilogu i planifikuar i fushatës zgjedhore që keni udhëhequr me partnerët tuaj politikë”, përfundon deklaratë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...