Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.
Ai në RTK ka thënë se marrëveshja për presidentin do të kalojë detyrimisht nëpër zyrat e LDK-së e pastaj të partive të tjera.
“Nëse nuk do të mund të arrinim marrëveshje me partitë tjera nuk përjashtojmë zgjedhjet e parakohshme në vend, sepse duhet t’i japim zgjidhje vendit”, u shpreh Haziri.
Në radhë të parë te LDK-ja do të shqyrtohet mundësia se a do ta mund ta zgjedhë presidentin nga radhët e kësaj partie, ku sipas Hazirit, këtu kemi emrin e Isa Mustafës dhe i cili nuk mund të largohet si mundësi edhe pse për këtë ende nuk është diskutuar brenda partisë.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...