Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili ditën e djeshme aksidentoi 3 gra me makinë në Golem.
Për pasojë e këtij aksidenti E. D., 48 vjeçe humbi jetën në spital, ndërsa M. D. dhe Sh. D., ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. I arrestuari është J. L., 21 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi 3 shtetase të cilat po qëndronin jashtë mjetit, pas një incidenti rrugor që kishte ndodhur pak minuta më parë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital shtetasja E. D., 48 vjeçe, si dhe janë dëmtuar shtetaset M. D. dhe Sh. D., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier pas triu...
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...