Me 62 vota pro dhe 51 kundër, deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër.
Ndërkohë deputeti Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Për këtë arsye ai është izoluar në një hapësirë të posaçme të Kuvendit nga ku ka votuar për Qeverinë e re.
Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.
Kryeministër – Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski
Qeveria e re do zë ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si:
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki
Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska
Ministër i Financave – Fatmir Besimi
Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska
Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha
Ministër i Kulturës – Irena Stefoska
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...