Një person nga fshati Çajle e Gostivarit ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar.
“Sipas informacioneve të SPB – Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, automjeti ‘audi’ me tabela të Gostivarit ka goditur personin O.O (72) nga fshati Çajle i cili ka qenë me biçikletë” thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Çiklisti ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e Gostivarit, por për shkak të lëndimeve të rënda ai është dërguar në klinikat e Shkupi ku në ora 22:30 edhe ka humbur jetën.
Shoferi i automjetit J.I (23) është mbajtur në stacion policor, ndërsa ekipi i stacionit policor të Gostivarit ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...