Ministria e Shëndetësisë tashmë ka bërë porosinë e parë për furnizim me vaksinat kundër gripit sezonal
Aktualisht këtu mund të shihet vetëm ndonjë fëmijë që është vaksinuar.Por së shpejti, në repartin e Vaksinimit në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, pritet të vaksinohen edhe pacientë të moshave tjera.
Bëhet fjalë për procesin e vaksinimit kundër gripit sezonal.
Në një përgjigje për televizionin T7, drejtori i QKMF-së, Rrezart Halili, ka thënë se presin që në tetor të fillojë vaksinimi kundër gripit, ndryshe nga viti i kaluar kur ka pasur vonesa për këtë proces.
E në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se për shkak të situatës me Covid 19, janë përkujdesur që të porosisin vaksinat më herët.
Faik Hoti, zëdhënës në këtë ministri, pohon se tashmë porosia e parë është bërë përmes UNICEF-it, e së shpejti pritet që ky institucion të blejë edhe sasi tjetër të vaksinave.
Sipas Hotit, është e rëndësishme që kategoritë e ndjeshme të vaksinohen kundër gripit, që të mos vështirësohet gjendja e tyre shëndetësore edhe në rast se këta persona preken me Covid 19.
Është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ai që ruan vaksinat kundër gripit në kushtet e nevojshme dhe pastaj në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë bën furnizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në gjithë territorin e Kosovës.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...