Julio Mora dhe Waldramine Quinteros nga Ekuadori janë çifti më jetëgjatë bashkëshortor në botë, duke hyrë në librin Guiness të rekordeve. Së bashku kanë 214 vite (Julio 110, Waldramine 104), transmeton Anadolu Agency (AA).
Julio dhe Waldramine të dy janë mësues të pensionuar, kurse në martesë janë plot 79 vite. Megjithëse në botë ka çifte më jetëgjatë, ata janë shpallur çifti bashkëshortor më jetëgjatë në botë.
Ata kanë katër fëmijë, 11 nipër, 21 stërnipa dhe një stër-stërnip.
Me tej bëhet e ditur se çifti është në gjendje të mirë shëndetësore, por se u mungojnë mbledhjet e mëdha familjare, të cilat u janë pamundësuar tani për shkak të pandemisë COVID-19.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...