Në Berlin është duke u organizuar një protestë kundër kufizimeve të vendosura për parandalimin e Covid-19. Sipas organizatorëve parashikohet që rreth 22.000 njerëz të jenë në rrugët e Berlinit për të marshuar.
Disa javë më parë një marshim i ngjashëm tërhoqi aktivistë, anti vaksinues, të gjithë ata qytetarë që janë kundër vaksinimit dhe shtrëngimit të masave anti covid.
Autoritetet e Berlinit e kishin ndaluar zhvillimin e kësaj ngjarje, nga frika se pjesëmarrësit nuk do të ishin në gjendje të mbanin një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.
Mirëpo një gjykatës doli në krah të organizatorëve, duke thënë se nuk kishte asnjë indikacion që demonstruesit do të injoronin udhëzimet e distancimit social.
Rreth 3.000 polic janë duke u vendosur në pikat e caktuara dhe do të jenë të gatshëm të ndërhyjnë nëse protestuesit shkelin rregullat.
Si në të gjitha vendet e Evropës edhe Gjermania po përballet me një shtim të rasteve të së infektuarve
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë