Arjeta Mjeku, zëdhënësja për media në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka folur për ndërprerjet e ujit të pijshëm që do të jenë nesër në disa lagje të Prishtinës dhe në Graçanicë.
Ajo në ka theksuar se arsyeja e kësaj është se kanë planifikuar punime teknike në gypin e qelikut të Badovcit, që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, gyp ky me diametër 600 ml.
“Fillimisht shkohet nga Komuna e Graqanicës me rrethinë, lagja Veternik, Hajvalia, Bregu i Diellit-Zona qendër, Aktash 1, 2,3, Matiqani, pra të gjitha këto lagje janë që do të preken nga këto punimë teknike edhe një pjesë e vogël e Lagjës së Muhaxhirëve në Prishtinë, do të kenë ndërpreje të furnizimi me ujë të pisjhëm”
“Ne i planifikojmë punimet, na ndodh që punimet t’u kryejmë më shpejt por ndonjëherë ndodh deri sa të stabilizohet rrjeti me ujë të pijshëm merr kohë më gjatë. Punimet i kemi planifikuar të fillojnë në ora 08:00 të mëngjesit dhe të përfundojnë në ora 20:00 në mbrëmje. Nëse gjatë punimeve teknike nuk hasim në ndonjë vështirësi që mundet ta shtyjë edhe më tej apo ta zvogëlojë kohën”.
“Ne e kemi obligim ligjor nga autoriteti rregullator i ujit që nëse mbi 50 konsumatorë mbesin pa ujë mbi 6 orë ne jemi të detyruar përmes autocisternave mobile të dalim në teren dhe bazuar në kërkesat e konsumatorëve të shpërndajmë furnizim me ujë të pijshëm”.
Mjeku ka ka tregur se sa është niveli i ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës.
“Niveli i ujit pas reshjeve atmosferike që i kemi pasë mbi vendin tonë, niveli i ujit në liqenin e Batllavës e kemi minus 3.43 metra nën kuotën maksimale, ndërkaq nivelin e ujit në gjendje pak më të keqe e kemi në liqenin e Badovcit atje niveli është ende minus 9.25 metra nën kuotën maksimale”, ka thënë Mjeku.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre