Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit dhe të votojnë për përfaqësuesit e tyre, të përfshirë në listat e partive shqiptare.
Përmes një shkrimi në facebook, Osmani ka thënë se shqiptarët atje kanë merita të theksuara për arritjen e pavarësisë së Malit të Zi, për stabilitetin politik atje dhe për procesin e integrimit europian dhe të anëtarësimit në NATO.
Sipas Osmanit në këtë mënyrë ata do të dëshmojnë vetëdije qytetare e kombëtare dhe do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të jetës së tyre në vendin fqinj.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi janë të rëndësishme, jo vetëm për ta rikonfirmuar orientimin proeuropian të shtetit fqinj, por edhe për ta vulosur realizimin e aspiratave dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje.
Prandaj, duke uruar për një proces të suksesshëm zgjedhor, dua t’i ftoj bashkëkombësit e mi shqiptarë që, si qytetarë të këtij vendi, të cilët kanë merita të theksuara për arritjen e pavarësisë së Malit të Zi, për stabilitetin politik atje dhe për procesin e integrimit europian dhe të anëtarësimit në NATO, të dalin masivisht në zgjedhje, të votojnë për përfaqësuesit e tyre, të përfshirë në listat e partive shqiptare. Kësisoj, ata do të dëshmojnë vetëdije qytetare e kombëtare dhe do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të jetës së tyre në vendin fqinj.
Jam e sigurt se shqiptarët do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në jetën politike të Malit të Zi.
Të dashur bashkëkombas shqiptarë,
Me votën tuaj për përfaqësuesit shqiptar, të partive shqiptare, më 30 gusht do të forconi më tej praninë tuaj në jetën publike të Malit të Zi dhe do ta ridëshmoni rolin tuaj historik në ndërtimin e jetës institucionale dhe në stabilitetin e këtij vendi dhe do të kontribuoni në krijimin e paqes së qëndrueshme në të gjithë rajonin.
Në zgjedhjet e 30 gushtit, ju ftoj të #votonishqip!
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1779957062166550
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...
Situata e sigurisë, komandanti i KFOR-it takon kreun e FSK-s...
Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit
Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundj...
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...