Hungaria do të mbyllë kufijtë e saj për ata që nuk janë banorë na e marta për të bërë përpjekje për të frenuar numrin në rritje të rasteve me koronavirus, bën të ditur qeveria hungareze.
“Nga 1 shtatori, shtetasit e huaj nuk do të lejohen më në territorin e Hungarisë”, tha Gergely Gulyás, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban gjatë një konference për shtyp, transmeton portali arbresh.info.
“Ekziston rreziku i futjes së virusit dhe shumica e infeksioneve të reja janë me origjinë të huaj,” tha ai, duke shtuar “Hungaria është e gjelbër, të gjitha vendet e tjera tani po kthehen të kuqe”, duke iu referuar sistemit të semaforit.
Ai tha se shtetasit hungarezë që kthehen nga jashtë duhet të karantinohen për 14 ditë ose duhet të paraqesin dy teste negative, të cilat duhet t’i paguajnë vetë.
Qeveria e Hungarisë tregoi se mbyllja e kufirit do të qëndrojë në vend për një muaj.
Vendi, i cili ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorë, ka rreth 5,500 raste të COVID-19. Mbi 600 njerëz kanë vdekur në Hungari për shkak të virusit./arbresh.info/
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...