Maraklitë e Biçikletave të shqetësuar për ndërhyrjen në shtegun e biçikletave nga ndërtimi i rrugës Prishtinë- Fushë Kosovë kanë monitoruar ndërtimet në këtë rrugë, shkruan arbresh.info.
Disa nga grupi i maraklive të biçikletave së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës kanë monitoruar dy stacionet e autobusëve ku po ndërtohet kjo rrugë.
Postimi i plotë i tyre:
Sot Marakli t’Biciklave sebashku me perfaqesuesit e Ministrise se Infrastruktures monitoruan ndertimin e dy stacioneve te autobuseve qe po ndertohen ne rrugen Prishtine-Fushe Kosove dhe anasjelltas dhe qe kane nderhyre gjate punimeve edhe ne shtegun e bicikletave.
Ky monitorim erdhi me kerkese te Marakli t’Biciklave pas disa ankesave te bera nga ana e ciklisteve qe e shfrytezojne kete rruge shume.
Premtimi i Ministria e Infrastrukturës ishte qe shtegu nga Prishtina ne Fushe Kosove eshte ruajtur duke levizur pak trasen e saj ndersa nga Fushe Kosova ne Prishtine per shkak te mungeses se hapesires ne ate pjese do jete vetem tek stacioni e ndare sebashku me autobusin por e pershtatshme per ciklistet si dhe sinjalistika e nevojshme do vendoset aty.
Maraklit falenderojne Ministrin e Infrastruktures Arban Abrashi dhe stafin e tije Krenar Xh Xhaferi per pergjigjen e shpejt pasi dje ju kemi shkruar leter dhe sot kemi dal sebashku ne monitorim.
https://www.facebook.com/groups/maraklitbiciklave/permalink/2771258469769782/
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...