Konsulli i parë në Ambasadën e Kosovës në Slloveni,Petrit Hajdari ka përfunduar mandatin e tij.
Kështu ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në Facebook, raporton arbresh.info.
Ai, ka shkruar se kishte nderin tu shërbejë kosovarëve në Slloveni për këto vjet.
“Vlen të ceket si periudha më e vështirë e shërbimit, ajo gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, ku kam pasur nderin që kosovarëve që jetojnë jashtë vendit si pasojë e mbylljes së kufinjve, t’iu shërbej me krejt kapacitetet diplomatike”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Hajdari ka thënë se gjatë kohës sa ka shërbyer në këtë ambasadë, është munduar të bëjë më të mirën e mundshme brenda rrethanave.
“Shtetin tonë të ri e kemi ndërtuar së bashku, siç e kemi ndërtuar edhe imazhin diplomatik e ndërkombëtar të tij. Kjo nuk do të ishte kurrë e mundur pa një diasporë si e jona, të cilës në fakt është pak t’i shërbesh. Kontributi i paçmueshëm i njerëzve tanë gjatë krejt procesit të shtetndërdimit, e bën më se të merituar çdo shërbim në çdo moment për ta. Megjithatë, kemi provuar ta bëjmë më të mirën e mundshme, brenda rrethanave”, ka shrkuar ai./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Shërbimit tim konsullor i erdhi fundi pas gjashtë vitesh. Së pari dua ta falenderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës për besimin, Ministrin e atëhershëm Enver Hoxhaj dhe të gjithë ministrat e jashtëm pas tij për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
E falenderoj shumë shtetin mikpritës të Sllovenisë që, duke qenë konsulli i parë i Republikës së Kosovës në këtë shtet, më ka nderuar jashtëzakonisht shumë me pritjen dhe ma ka bërë të qartë në çdo moment e në çdo sfidë se Sllovenia është shtet mik i pandashëm i Kosovës.
Kam pasur nderin që për këto vite t’iu shërbej kosovarëve të mi, qoftë në Slloveni, qoftë në shtetet përreth. Vlen të ceket si periudha më e vështirë e shërbimit, ajo gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, ku kam pasur nderin që kosovarëve që jetojnë jashtë vendit si pasojë e mbylljes së kufinjve, t’iu shërbej me krejt kapacitetet diplomatike.
Shtetin tonë të ri e kemi ndërtuar së bashku, siç e kemi ndërtuar edhe imazhin diplomatik e ndërkombëtar të tij. Kjo nuk do të ishte kurrë e mundur pa një diasporë si e jona, të cilës në fakt është pak t’i shërbesh. Kontributi i paçmueshëm i njerëzve tanë gjatë krejt procesit të shtetndërdimit, e bën më se të merituar çdo shërbim në çdo moment për ta. Megjithatë, kemi provuar ta bëjmë më të mirën e mundshme, brenda rrethanave.
I falenderoj gjithashtu Ambasadat e akredituara në Slloveni të Shqipërisë dhe SHBA-së për asistencën e tyre të pakursyer në performancën sa më të mirë të diplomacisë së re kosovare.
I falenderoj dy ambasadorët nën të cilët kam pasur fatin të shërbej, Nexhmi Rexhepi, ambasadorin aktual Avni Kastrati si dhe të gjithë kolegët e ambasadës dhe MPJ-së për atmosferën bashkëpunuese dhe ndihmën e tyre të pakusht në sfidat me të cilat është ballafaquar diplomatikisht shteti ynë.
E fundit, dhe më e rëndësishmja, ju falenderoj të gjithë juve, qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, për sjelljen dhe bashkëpunimin tuaj të pakrahasueshëm gjatë kohës sa isha në shërbimin tuaj.
Mandatet janë të tilla, mbarojnë. Shërbimi për shtetin tonë të përbashkët është dhe duhet të jetë i përjetshëm.
I juaji,
Petrit Hajdari.
Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje po...
Luis Enrique me besim te skuadra e tij: Nuk ka favorit më të...
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep 345 milionë l...
Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e...
Avokatët e Naim Murselit kërkojnë rikonstruktim të vendit të...
Shefi i Repartit të IVF-së në QKUK: Infertiliteti te meshkuj...