Ka rënë në 80 numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.
Këtë e ka thënë sonte infektologu Murat Mehmeti, i cili ka theksuar se gjysma prej tyre janë me oksigjenoterapi.
“Për fat të mirë nuk kemi ndonjë pacient të intibuar. Tre pacientë janë në mjekim intensiv, ata qëndrojnë mirë me oksigjen me maskë të zakonshme”, është shprehur Mehmeti.
“Kemi një rënie të vogël të fluksit të pacientëve dhe kjo sigurisht. Kemi pacientë në gjendje më të lehtë. Fakti që ka rënë paska numri i të sëmurëve nënkupton se edhe dinamika është më e vogël. Numri 80 i pacientëve nënkupton se duhet punë dhe përkushtim i madh sepse gati të gjithë këta pacientë janë në oksigjenoterapi”.
“Në përgjithësi janë mosha më të shtyra pa përjashtuar edhe moshat më të reja. Rastet më në rrezik janë pacientët në moshë më të shtyrë sikurse pacientët më sëmundje kronike”.
Mehmeti në klan kosova ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria muajin e kaluar duket se tek tash kanë treguar rezultat.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tej t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit