Vaksina kundër Covid-19 që po e zhvillojnë së bashku Universiteti i Oksfordit dhe prodhuesi i barnave, AstraZeneca mund të vihet deri në fund të këtij viti para rregullatorëve të ilaçeve.
Deklaroi të martën drejtori i grupit të vaksinave në Oksford të Britanisë së Madhe, Andrew Pollard, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
“Thjesht është e mundur që, nëse rastet e provave klinike shtohen me shpejtësi, ne mund t’i kemi ato të dhëna këtë vit para rregullatorëve shëndetësor dhe më pas të kalohet përmes një procesi të vlerësimit të plotë të të dhënave”, tha profesori Pollard.
Sidoqoftë, duke folur për BBC Radio 4, Pollard paralajmëroi se procesi mund të zgjasë më shumë pasi që varet se sa të dhëna do të jenë në gjendje të mbledhin shkencëtarët.
“Unë mendoj për kohën, sepse virusi do të vazhdojë të transmetohet në komunitetet tona, ne do të kemi, madje edhe me një mijë njerëz, përfundimisht informata të mjaftueshme për të ditur nëse vaksina funksionon apo jo – por kjo mund të zgjasë me vite”, tha Pollard.
“Të kesh njëzet mijë njerëz në testime, do të thotë se periudha kohore do të jetë më e shkurtër, por për fat të keq, nuk mund ta parashikoj plotësisht të ardhmen se sa testime klinike do të ndodhin në muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

Kujtojmë se, 23.7 milionë njerëz janë infektuar globalisht gjersa kanë ndërruar jetë mbi 813 mijë persona. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit