Një nga prioritetet kryesore të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja në mandatin tjetër katër vjeçar është vendosja e rendit, drejtësisë, disiplinës në vend, si dhe luftë e fortë, jo selektive kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se detyra e qeverisë së re është të sigurojë rendin dhe disiplinën në të gjitha institucionet dhe të pastrojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse dikush vjen nga një parti, komunë, institucion, ekspert apo zyrtar.
“Do të ketë kontroll mbi origjinën e parave dhe kapitalit të secilit zyrtar, si dhe sanksione për ata që janë konstatuar se kanë punë të pandershme. Do të pasojë një proces i pastrimit të gjyqësorit. Ata gjyqtarë për të cilët do të dëshmohet se kanë raste të vjetruara me vetëdije, do të pushohen nga puna, pasuar nga një rishikim i 5% të rasteve gjyqësore të zgjedhura rastësisht”, thuhet në deklaratën e LSDM.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...