Klubeve të Premierligës do t’iu ofrohet një zgjidhje për ta pranuar renditjen tabelore si përfundimtare, nëse pandemia Covid-19 e detyron ndërprerjen e sezonit të ri pasi të jenë zhvilluar të paktën 50% e ndeshjeve.
Ky plan po bëhet me shpresën që askush të mos hidhërohet me caktimin e pozitave përfundimtare në renditjen tabelore, nëse koronavirusi e bën të pamundur kompletimin e sezonit.
Një grup punues i ligës elitare angleze do t’ua dërgojë klubeve këtë propozim më 3 shtator, me bindjen se do të marrë përkrahjen e duhur, shkruan gazeta prestigjioze The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Një grup punues i ligës elitare angleze do t’ua dërgojë klubeve këtë propozim më 3 shtator, me bindjen se do të marrë përkrahjen e duhur, shkruan gazeta prestigjioze The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Në këtë mënyrë do të vendosej se kush e fiton titullin, kush shkon në garat evropiane dhe kush bie nga liga.
Premierliga e kompletoi sezonin e kaluar duke i zhvilluar të gjitha ndeshjet, por sfidat me të cilat u përball ishin të jashtëzakonshme. Liga u pezullua në mes të marsit dhe rinisi më 17 qershor. Gjatë kësaj periudhe u luajtën 92 ndeshje te mbetura.
Një valë e re e koronavirusit pritet të ndodhë në dimër dhe do të shkaktojë më shumë telashe. Prandaj, Premierliga ka vendosur ta formojë grupin punues për të gjetur zgjidhje.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...