Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se president i Kosovës do të zgjidhet ai që përfaqëson unitetin e popullit. Në këtë mënyrë, sipas Hazirit, zgjedhja e presidentit do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.
Komentet kryetari i Gjilanit i bëri nëpërmjet Facebookut.
“Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet President. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…’, shkroi Haziri.
I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj tha se synon postin e presidentit derisa sipas tij partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kur e kanë arritur marrëveshjen për koalicion, nuk janë marrë vesh se kush do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit të presidentit Thaçi më 2021.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën. Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...