Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 743 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 237.908.
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 1.443 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 259.692 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.
Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 743 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 237.908.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend ka arritur në 6.139, përfshirë 18 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Profesionistët e shëndetësisë në ditën e fundit kryen 95.943 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve në mbi 6.4 milionë.
Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura nga virusi.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë raportuar pothuaje 23.5 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve rreth 15.1 milionë janë shëruar dhe gati 810 mijë kanë vdekur./AA/
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...