Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 518 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë.
Zyra për media e Policisë së Kosovës në një përgjigje për Telegrafin, ka bërë të ditur se aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 186.
“Ju informojmë se situata epidemiologjike në Policinë e Kosovës deri me datë 24.08.2020 është si në vazhdim;518 të infektuar qe nga fillimi i pandemisë, 186 aktive me COVID-19, 310 të shëruar, 417 ne vetëizolim / të dyshimtë me COVID-19, 9 të hospitalizuar 7 të vdekur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 547, 8 mijë e 657 prej personave të infektuar janë shëruar, kurse janë regjistruar 480 raste të vdekjes.
Aktualisht, raste aktive janë 3 mijë e 410.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv.
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...