Si pasojë e të shtënave me armë, një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Drenas saktësisht në fshatin Nekoc.
Ndërsa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor derisa policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.
“Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”. / arbresh.info/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...