Danimarka po i bashkohet një marrëveshjeje të gjerë të BE-së me grupin farmaceutik suedezo-britanik “AstraZeneca” për të siguruar furnizimin e tij me vaksina COVID-19, njoftoi qeveria.
Në mes të qershorit, Gjermania, Franca, Hollanda dhe Italia negociuan një marrëveshje me “AstraZeneca” në emër të Bashkimit Europian, duke garantuar furnizimin e 300 milionë dozave të një vaksine të mundshme kundër coronavirusit të ri .
“Nëse vaksina rezulton të jetë efektive dhe e sigurt, Danimarka do të marrë doza të mjaftueshme për 2,4 milionë danezë për t’u vaksinuar”, theksoi ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në një konferencë për shtyp.
“Objektivi është që të gjithë danezëve t’u propozohet një vaksinë”, shtoi ai, në një vend që numëron 5,8 milionë banorë.
Përveç marrëveshjes së lidhur me AstraZeneca, Bashkimi Europian gjithashtu është lidhur me grupet Sanofi-GSK, Johnson & Johnson dhe CureVac, me qëllim sigurimin e rezervimit të një numri të madh dozash.
Në fund të korrikut, AstraZeneca ishte shprehur se shpresonte të dorëzonte vaksinën që po zhvillon me Universitetin e Oksfordit (Britani e Madhe) deri në fund të vitit.
Në total, Danimarka ka regjistruar 16,525 raste të reja me coronavirus dhe 621 të vdekur. /ATSH/
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...