Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria e paaftë e Zaevit interesohet vetëm për pasurim personal, dhe jo për shëndetin e qytetarëve dhe interesin e shtetit”.
“Ditë e re dhe ne kemi numër treshifror me të infektuar të rinj. Gjatë ditës së fundit ka 115 të infektuar dhe tre të vdekur. Maqedonia me këto numra po bëhet rekordere në një milion banorë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se Maqedonia është i vetmi vend ku falimenton banka dhe 100 mijë xhirollogari kanë mbetur të bllokuara. Kjo tregon se Zaevi, thonë nga kjo parti, në vend se të kujdeset për popullin, ata janë kujdesur që të tërhiqen paratë e Angellovskës nga banka Eurostandard.
“Vet Zaevi thotë se e kanë ditur në Qeveria se banka po falimenton, ndërsa Nina deklaronte se nuk e ka ditur dhe rastësisht ka hequr depozitën prej 250 mijë eurove”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Maqedoni shtrenjtoi rrymën elektrike në kohe pandemie dhe se Maqedonia me Zaevin u shndërrua vend ku pushteti po pasurohet, ndërsa populli paguan për paaftësinë e tyre dhe për krimin e tyre.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike