Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Vlocisht të Maliqit. Mësohet se flakët kanë përfshirë një pjesë të shtëpisë, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit.
“BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Burime bëjnë të ditur se nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht ngjarja ka përfunduar me kaq, pasi burime nga vendngjarja bëjnë me dije se brenda banesës ndodheshin tre bombola gazi.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...