Më shumë se gjysma e popullsisë në Liban është në varfëri të plotë, në sfondin e një krize ekonomike akute, madje edhe para shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut, raportoi sot OKB.
“Sipas vlerësimeve, më shumë se 55% e popullatës së vendit tani është në varfëri të plotë dhe po lufton për të siguruar nevojat më bazike”, tha Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azinë Perëndimore (ESCWA) në një deklaratë.
Sipas ESCWA, 23% e popullsisë është në një situatë varfërie ekstreme, në krahasim me 8%-shin e vitit 2019.
Kjo dramë i shtohet kolapsit ekonomik të vendit, i theksuar nga pandemia e COVID-19, gjatë së cilës dhjetëra mijëra libanezë kanë humbur punën ose një pjesë të të ardhurave të tyre./Express/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...