Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Prizrenit ka nxjerrë një listë të gjatë dështimesh për vitin 2019.
Reagimi i shoqërisë civile e aktivistëve ka qenë i shumtë. Për këtë raport ka reaguar edhe PDK.
Drejtori për Komunikim në këtë parti, Bashmir Xhemaj ka thënë se fatkeqësisht Prizreni nuk ka kryetar që u shërben qytetarëve./arbresh.info/
Ky është postimi i plotë i tij:
Prizreni nuk ka kryetar; ose e ka një, formalisht, në shërbim vetëm të interesave të grupeve jashtë politikës. Ai u shërben më së paku qytetarëve dhe nevojave të tyre. Haskuka nuk është vetëm një kryetar i dobët që gjumin e bën në Prishtinë e ditën si vizitor në Prizren; por keqqeverisja e tij e zullumi po trashen çdo ditë.
Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2019 i prezantuar këto ditë flet për gjendje alarmante të keqmenaxhimit të parasë publike në Komunën e Prizrenit. Dobësimi në menaxhimin e të hyrave, menaxhimin e personelit, të shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve janë vetëm disa të gjetura arlamante për nivelin e keq të qeverisjes. Nga 29 rekomandime të Auditorit për KK të Prizrenit; 12 nuk janë zbatuar fare, 3 pjesërisht, 6 të mbyllura dhe vetëm 8 të zbatuara.
Premtimet e Mytaher Haskukës në 2017 për qeverisje pa korrupsion; me transparencë dhe qytet të gjelbërt, janë kthyer në degradim; dështim e kërcënim për të shkatërruar edhe ato të arritura 20 vjeçare të qytetit.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...