Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, është shtangur pas një grushti të papritur shteti ku forcat ushtarake e arrestuan.
Pak më herët trupat kishin kapur edhe kryeministrin Boubou Cisse, njofton kryetari i Unionit të Shteteve Afrikane.
Ky i fundit dënoi ashpër lajmin e arrestimeve dhe bëri thirrje që “ushtarët kryengritës të ndalojnë menjëherë përdorimin e forcës”. Ai i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të kundështojë përdorimin e forcës ne Mali.
Turmat e njerëzve kishin dalë në rrugët e kryeqytetit Bamako, duke rrethuar monumentin e pavarësisë, ndërsa një ndërtesë në pronësi të ministrit të drejtësisë së vendit u dogj dhe u grabit.
Trazirat në kryeqytetin e Malit erdhën pas raportimeve për kryengritje në një bazë ushtarake 15 km jashtë kryeqytetit, njoftonte një burim për rrjetin CNN, i cili tha se nga kampi ushtarak i Kati, kishte nisur edhe grushti i suksesshëm i shtetit në 2012.
Presidenti 75-vjeçar Keita përballet me pakënaqësi të gjerë publike që prej majit kur gjykata kushtetuese anunlloi rezultatin e zgjedhjeve të kontestuara./Express
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...