Në Iran, 168 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.385 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 347.835, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 19.972.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 300.881 persona, ndërkohë që 3.882 pacientë janë në gjendje kritike.
Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.914.049 teste për COVID-19.
Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...