Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur rastin e hyrjes së ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës. Pastaj, rrugën Deçan–Plavë, e sipas tij, në javën tjetër do të ndodhë diçka me Leposaviçin bashkë me 17 katunde.
Rreth këtyre temave, Haziri tha se po bëhet shumë zhurmë, popullizëm e fjalamani.
“Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposavic’i me 17 katunde…Zhurmë, popullizëm e fjalamani. #2Shtator përnime fillon”, shkroi Haziri.
Tutje, ai u bëri thirrje klasës politikë të mos përçohet frikë, por të sillen si burrështetas.
“Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!”, shkroi Haziri.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, punimet në rrugën Deçan–Plavë janë ndërprerë me arsyetimin se puna po bëhet afër manastirit që është zonë e mbrojtur.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
E pas ndalimit të këtyre punimeve, kryeministri Hoti, dha urdhër që të pezullohen ato, gjë që nxiti reagime nga të gjitha anët në Kosovë.
Zgjidhje për këtë çështje ka propozuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Lëvizja Vetëvendosje, Nisma dhe AAK ishin disa nga partitë që kundërshtuan ndaljen e këtyre punimeve.
Ndërkohë, analistët vlerësojnë që ky problem në këtë pjesë më së shumti i shkon për favor shtetit të Serbisë./Epress/
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...