Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Presidenca e Kosovës që t’ua ofrojë dosjen me raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje shkruan se deputetët e kësaj partie që janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit.
“Sot, deputetët e LV, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Luz Allakaj ishte dënuar me burg për vrasjen e Hil Hilit dhe Pal Hilit në Gjakovë. Ky i fundit kishte qenë 13-vjeçar kur ishte vrarë.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...