Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas testit që ka bërë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet zyra për media e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton arbresh.info.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e kryeprokurorit Lumezi është stabile, dhe se menjëherë pas marrjes së rezultatit të testit është vetë-izoluar.
“ Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv. Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, bën të ditur zyra për media e Kryeprokurorit të Shtetit./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...