Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, nënshkroi sot marrëveshjen e mbrojtjes me Poloninë.
“Kjo është një garanci e fortë, garancia që, në rast kërcënimi, ushtarët tanë do të jenë krah për krah”, komentoi presidenti polak, Andrzej Duda, në ceremoninë e nënshkrimit.
Kjo marrëveshje parashikon vendosjen e një kontigjenti prej 5 500 ushtarësh amerikanë, përveç më shumë se 4 000 të tjerëve tashmë të dislokuar në territor polak.
Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, ku Pompeo bëri një ndalesë si pjesë e një turneu diplomatik katërditor në Europën Lindore.
Ajo është pjesë e Marrëveshjes së Zgjeruar të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (EDCA)./atsh/
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...