Sulmuesi i krahut, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi.
Begolli ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.
“Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Begolli ka bërë më parë karrierë edhe te Prishtina.
Llapi është një nga klubet që ka ofruar më së shumti futbollistë në këtë afat kalimtar, pasi sezonin e shkuar vetëm në fund e siguroi mbijetesën. /Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?