Këtu fillon radha e makinave prej 5 kilometrash për të shkuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Janë kryesisht shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi, por edhe shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët duan të kalojnë kufirin para datës 16, për arsye se autoritete greke kanë vendosur që pas kësaj date, kufiri të mbyllet me një afat të pacaktuar dhe askush nuk do të lejohet të kalojë. Qytetarët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në pritje për të kaluar në këtë doganë, ku mes tyre ka pasur edhe emergjenca shëndetësore.
Orët e gjata në pritje, herë pas here kanë shkaktuar edhe revolta te qytetaret. Shkak i radhëve të gjata është bërë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë greke, ku çdo qytetarë që do të kalojë në doganë, duhet të bëjë tamponin, dhe të presë rreth 3-4 orë për marrjen e përgjigjes.
E ndërsa oret kalojnë dhe kufiri do të mbyllet në datën 16, të shumtë janë ata që ende i drejtohen kësaj pike të kalimit kufitar.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...