Richard Grenell, emisari i presidentit amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington më 2 shtator për bisedime.
Grenell këtë e ka bërë të ditur përmes një cicërime në Twitter sot në mëngjes.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator për të biseduar”, ka shkruar ambasadori Grenell.
Ndryshe, një takim në Uashington ishte i paraparë në mes krerëve të Kosovës e Serbisë për 27 qershor, por ishte anuluar pas aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. /Arbresh.info/
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1294088022204407808
Ndërkohë, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.
Gjatë një vizite kohët e fundit në Uashington, bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha për Zërin e Amerikës se Prishtina e sheh rolin e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm dhe se kishte marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim.
Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...